Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar ndaj shkarkimit të deputeti Flamur Noka nga Komisioni i Sigurisë duke e konsideruar si një veprim që ndodhte në diktaturën komuniste.
Spaho thekson se këto veprime ndodhën në ’45 në kohë të regjimit komunist ndaj deputetëve të opozitës.
“Lulzim mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shprehet Spaho.///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta