Policia e Dhërmiut në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, shpëtuan një turist rumun i cili kishte mbetur i bllokuar në kanionin e Gjipesë.
Policia bëri me dije se pas njoftimit të marrë se një turist, 45 vjeç, me shtetësi rumune, kishte thyer këmbën dhe kishte mbetur i bllokuar në thellësi të Kanioneve të Gjipesë, menjëherë i shkuan në ndihmë.
Sipas policisë, falë reagimit të shpejtë dhe përdorimit të pajisjeve të specializuara të kërkim-shpëtimit, pasi terreni ishte shumë i vështirë dhe me rrezikshmëri për jetën, u bë e mundur nxjerrja e sigurt e turistit nga zona ku kishte mbetur i bllokuar.
Më pas, ai u transportua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.///
ME SHUME LAJME
Nëna e studentit Klevis Meta: “Mos na i vrisni fëmijët!”
Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë
Rama: Jam përpjekur të mos bie në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak