Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë ditëve të fundit është përpjekur të mos përfshihet në përshkallëzimin e situatës së krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, duke theksuar se vetëpërmbajtja është thelbësore për të shmangur pasoja më të rënda.
“Për disa ditë, qysh se kur kjo flakë ka nisur, jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak”, u shpreh Rama gjatë një deklarate live në rrjetet sociale nga zyra e tij.
Kryeministri iu referua edhe ngjarjeve të 21 janarit 2011, duke bërë një krahasim me situatën e krijuar gjatë protestave të fundit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, por ku nuk u prek në asgjë asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë”, deklaroi ai.
Rama tha se, ndryshe nga situata e atëhershme, gjatë protestave të fundit janë shënuar akte dhune ndaj policisë, përfshirë hedhjen e gurëve dhe sendeve metalike.
“Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës”, u shpreh kryeministri.
Në përfundim, Rama theksoi rëndësinë e ruajtjes së qetësisë dhe shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
“Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie”, tha ai.(Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
Nëna e studentit Klevis Meta: “Mos na i vrisni fëmijët!”
Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv që do godiste Kryeministrinë
Rub.OPINION. Letër Edi Ramës