Policia greke ka publikuar emrin dhe fotot e një të riu nga Delvina, me precedentë të shumtë për vjedhje, me qëllim që të publiku të denoncoje nëse ai është i përfshirë në ngjarje të tjera.
Sipas policisë greke, Oklend Berberi, 36 vjeç, është arrestuar në 5 shkurt 2025 si autor i vjedhjes së kuletave të pasagjerëve në Tramvaj në Nea Smyrni, në datat 28 janar dhe 4 shkurt.
Ai rezulton i proceduar edhe më parë për vjedhje nga policia greke. Sipas policisë, “duke qenë se vepra penale e mësipërme cënon interesin legjitim të pasurisë, ky zbulim specifik, në përputhje me Urdhrin e Prokurorit përkatës, synon të hetojë, zbulojë ose ndjekë penalisht krime të natyrës së ngjashme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalojë një kërcënim për sigurinë publike në lidhje me krimet e mësipërme”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI