Policia e Tiranës njoftoi sot se ka kallëzuar në prokurori për zaptim të hapësirës publike, Adriatik Lapajn, kreun e Partisë Shqipëria Bëhet.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj qëndroi 12 orë para ambienteve të Kryeministrisë në formë proteste.(Arbi FORTUZI).///
ME SHUME LAJME
“El Nacional”: Shqipëria, parajsa e lirë e Mesdheut që po fiton zemrat e turistëve
Rrënjët dhe Shpirti
AKU kontrolle në Sarandë, verifikohen kushtet higjieno-sanitare në hotele