Policia greke ka arrestuar 35-vjeçarin bullgar që përdhunoi një grua shqiptare tre ditë më parë në Athinë, e cila punonte si pastruese në Petralona. Sipas mediave greke, ai është vënë në pranga në orët e vona të mbrëmjes së sotme.Ai u arrestua në Neo Filadelfia të Athinës, nga Policia e Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Athinës në bashkëpunim me OPKE, në detajet e të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 qershor. 50-vjeçarja shqiptare kishte shkuar si çdo javë të fshinte shkallët dhe ashensorin e një ndërtese kur papritur 35-vjeçari që banonte në papafingo e ka tërhequr me zor dhe e ka futur në banesës e tij.
Aty ai ka filluar dhunën dhe abuzimin seksual me të për disa orë, derisa 50-vjeçarja gjeti një moment dhe doli në ballkon për të kërkuar ndihmë. Ajo u shpëtua nga fqinjët të cilët lajmëruan policinë por 35-vjeçari ishte arratisur.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI