SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Politiqenë të të gjitha ngjyrave partiake…”

Nga dr. Tritan KALO/

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar një foto nga mbrëmja e një nate më parë në Tiranë ku duket një familje që fle jashtë mes temperaturave të ftohta që po kalon vendi.

Kalo bën thirrje për më shumë solidaritet mes qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore, të cilat në këto momente duhet të kujdesen më shumë për personat e pastrehë.

Kohë kovidiane….25.01.2022…Mbrëmë dhe sot 24 orëshi më i ftohtë i këtij dimri…Ndërkohë që “lukunia pusht-shtetbërëse” çirret për DREJTËSI e VIJOJNË shqyerjen e “tortës buxhetore”, qytetarë të saj e kalojnë acarin e natës në kushtet e mëposhtëme….

MENDONI e VEPRONI edhe për ta….Vëndi ku janë “strehuar” është ngjitur me shkallën ku ka lindur KM ynë, pranë Bibliotekës “Musine Kokalari”, Pallati 18. Shk 1, në Bulevardin “Zhan D’Ark”….31 vite “qenëzënie” për prona, para e pasuri të pa trashguara dhe të pa merituara, nga JU të gjithë “politiqenët” tanë të të gjitha ngjyrave partiake, që për Atdhe e Komb keni vetëm çifliqet tuaja….KURRË mos haroni se edhe ata, e jo vetëm, janë bijë e bija të këtij vëndi….Janë vëllezërit e motrat tona….Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!///

error: