
Ashtu sikurse pritej në Porto Palermo, Olen Çesari, me koncertin e edicionit të ri që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme, risolli mrekullitë e tingujve të violinës së tij ‘magjike’ në kalanë e ‘Vasiliqisë’ të Ali Pashës, po edhe një buqetë këngësh që morën nje tjetër regjistër mistik brenda muret e kështjellës dhe një mjedisi faktastik përreth.

Mbreme ishte nata e pestë e ketij aktiviteti elitar. Ne dy nga netet e festivalit në koncert u perfshi dhe interpretuesi virtuoz i logatjes monofonike, Mjeshtri i Madh Roland Çenko.
Këngëtari popullor R. Çenko në natën e parë të koncertit interpretoi një elegji i shoqeruar nga violina e artë e artistit me famë nderkombëtare Olen Cesari.
Ndersa në naten e mbrëmshme monofoni Çenko dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe bashkuan zërat e tyre nën tingujt magjik të violinës së Olien Çezarit në interpretimin e disa këngëve të njohura labe.


Foto e sjella dhe videot jane realizuar nga gazetari i njohur, Engjëll Serjani. /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade