Nën akuzën e ngacmimit seksual, vihet në prangat e policisë, ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq.
Mediat e Kosovës raportuan se ish-ministri, gjatë punës së tij në spitalin e Pejës, ka ngacmuar seksualisht një 23-vjeçare, e cila ndodhej në spital me vajzën e saj.
E dëmtuara, ndodhej në repartin e Ortopedisë në spitalin e Pejës ku prej dy javësh kishte të shtruar të bijën, kur pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku Numan Baliq.
E reja deklaron në polici se mjeku i ka kërkuar që ti shkonte në zyrë që ta sqaronte për gjendjen e të bijës dhe aty ka nisur që ta ngacmojë me fjalë dhe më tej ta prekte në trup.
Policia tha zyrtarisht se, “U arrestua i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”.///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë