Situata në bashkinë Vlorë, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut dy ditë më parë, ditën e sotme duket e qetë.
Prefekti i qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço tha sot për ATSH-në se “është rikthyer energjia elektrike dhe furnizimi me ujë të pijshëm. Ndërsa katër akset e bllokuara përgjatë Transballkanikes nga rruga Albano-Romina deri tek Kisha Ortodokse janë të kalueshme”.
“Po punohet gjithashtu për pastrimin e rrugëve nga inertet dhe mbetjet që ka sjellë uji. Janë angazhuar kapacitet e bashkisë dhe të UK Rajoni Jugut si dhe 7 botet dhe 2 sondat që kanë ardhur ndihmë nga Drejtoria Ujësjellës Kanalizimeve”, shtoi ai.
Prefekti Kiço bëri të ditur se po punohet për evidentimin e dëmeve.
“Me ndihmën e ushtrisë dhe pompat e sjella nga ata po punohet për heqjen e ujit nga garazhet tokësore”, tha Kiço.
Prefekti Kiço informoi se dje kanë ardhur rreth 300 pako ushqimore për t’u ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara.
Reshjet e shiut, që filluan intensivisht dy ditë parë dhe zgjatën për disa orë shkaktuan përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës.(Klodi Saraçini).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata