Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj zhvilloi sot një mbledhje në kuadër të mirëmenaxhimit të sezonit turistik 2022, veçanërisht në bashkitë bregdetare.
Në mbledhjen ku ishin të pranishëm drejtuesit e institucioneve pjesë të taskforcës së menaxhimit të sezonit turistik, u vu theksi në zgjidhjen e problematikës së krijuar për muzikën/zhurmat nga subjektet private në ambiente të banuara, shqetësim i shprehur dhe referuar edhe nga qytetarët për raste të veçanta.
Prefekti Mamaj tha se “gjatë mbledhjes u miratuan korridoret ujore për mjetet lundruese nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, zgjidhja e shpejtë e konflikteve ndërmjet subjekteve që kanë/nuk kanë leje të administrimit të parcelave, stacioneve plazhi në vijën bregdetare dhe siguria në stacionet e plazhit”.
“Të gjithë bashkë do të garantojmë një nga sezonet më të suksesshme për nga numri i turistëve, pastërtia, siguria dhe qetësia”, theksoi Mamaj.
Qarku i Vlorës pret me mijëra turistë vendas e të huaj gjatë sezonit turistik, të cilët përveç detit mund të vizitojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI