Të shpejta kanë qenë veprimet e policisë greke pas arratisjes së 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi. Janë loka
Të shpejta kanë qenë veprimet e policisë greke pas arratisjes së 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi. Janë lokalizuar dhe arrestuar 3 prej tyre.Grupi prej pesë personash u “nda” pas arratisjes, pasi 3 prej tyre janë larguar me një makinë të vjedhur në Heraklion ku dhe u lokalizuan.
Të arrestuarit kanë kanë pohuar se dy të dënuarit e tjerë kanë qëndruar në Chania. Pas arratisjes së të dënuarve 5 efektivë janë vënë nën hetim dhe akuzohen për neglizhencë.Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër është identifikuar me inicialet Aardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur. Ndërsa i arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.
Si u arratisën? Të dënuarit kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur. Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.Të 5 të dënuarit kishin hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë. Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI