Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sot vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,
Gjatë fjalimit të saj përpara Parlamentit Europian, Von der Leyen ka theksuar se, e ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE, bën të ditur zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.
“Von der Leyen mbron vendimin “historik” për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Pisonero.
“E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”, ka cituar Presidenten e KE, Zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.
Edhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka cituar von der Leyen duke u shprehur se, “Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të Maqedonisë ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI