SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pritet ulje e temperaturave në fundjavë. Rekordi në Shqipëri u shënua në vitin 1973

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave, në një prononcimi për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se temperaturat gjatë fundjavës pritet të jenë 2-3 gradë celsius më pak se gjatë javës.

Teksa gjatë javës vendi ynë ka kaluar një valë nxehtësi me origjinë nga Afrika, në fundjave duket se temperaturat do të jenë më të ulëta, ndërsa sërish edhe java e fundit e korrikut pritet të jetë sërish e nxehtë.“Ditët e nxehta me temperaturë shumë të larta të cilat na kanë shoqëruar ditët e fundit do të na shoqërojnë dhe në javën që vjen me një ndryshim të vogël në fundjave pasi do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave me 2-3 gradë”, tha Gjoni për ATSH.Sipas saj, këto temperatura janë të njohura për muajin Korrik, që njihet si muaji më i nxehtë i vitit.

“Janë ditët më të nxehta sepse është muaji Korrik, muaji më i nxehtë i vitit dhe regjistron temperaturat më të larta si ato minimale dhe ato maksimale. Edhe java e fundit e korrikut pritet të jetë e nxehtë si këto ditë që po lëmë pas”, vijoj Gjoni.Sipas Institutit të Gjeoshkencës vendi ynë nuk ka përjetuar një temperaturë rekord.

“Për të bërë një vlerësim të muajit Korrik do të duhet të presim që të mbyllet muaji pasi kemi dhe 10 ditë të tjera dhe më pas mund të bëjmë një analizë të detajuar sesi kanë shkuar vlerat. Për vitin 2023 deri sot që flasim nuk kemi shënuar temperaturë më të larta sesa  41 gradë Celsius”.

Sipas saj, temperature rekord në vendin tonë është shënuar në vitin 1973.

“Temperaturat e ditëve të sotme janë të larta sigurisht, por jo rekorde të reja për vendin tonë, pasi rekordi historik është në 1973 në Kuçovë me vlerën 43.9 0C. Sigurisht në vite të ndryshme kemi hasur temperatura 40 apo 410C. Vitet e fundit kemi një devijim nga norma e zakonshme për vendin tone.  Po ti referohemi vitit 2022, kemi një rritje të temperaturës mesatare të ajrit me rreth 2.0 0C. Shmangia nga norma e këtyre 5 viteve të fundit e vlerave maksimale dhe minimale absolute është 3-60C “, bëri me dije Gjoni. Ajo po ashtu tha se edhe në muajin gusht, priten temperature të larta.

“Edhe në muajin gusht presim që të kemi mot të qëndrueshëm, me temperatura të ngjashme”, tha Gjoni.

Ajo shton se nuk jemi në kushtet e vendeve të fqinje, të cilat po përjetojnë temperatura edhe më të larta se në vendin tonë. Por, sipas saj, pavarësisht kësaj rreziku nga zjarri janë të mëdha.

“Për shkak të ndryshimeve klimatike këto fenomene po bëhen gjithnjë e më të shpeshta vitet e fundit. Prandaj bëjmë apel për qytetarët në stinën e verës, për shkak të temperaturave të larta të kenë kujdes sepse çdo pakujdesi, çdo shkëndijë mund të kthehet në një katastrofë me pasojat shumë të mëdha për vendin tonë”, përfundoi Gjoni.///

error: