Nga Pirro NACI/
Një javë më parë më mori në telefon… ai nga Selaniku dhe unë nga Athina…Folëm gjatë për shëndetin për punët dhe pastaj për Sarandën, me shumë nostalgji për vendlindjen… Folëm edhe për ‘’Bletën’’ e Mitkos.Sot e ndoqa live në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave për shpalljen e fituesve të konkursit për veprat madhore në Albanologji nga studiuesit e huaj.
Është hera e parë që Akademia akordon çertifikatë nominimi për gjashtë autorë. Të gjithë të huaj: anglez, francez, italian, amerikan, dhe një sarandiot ,‘’i huaj’’ për Akademinë!U gëzova dhe u emocionova që Prof. Dhori Qirjazi u vlerësua me ‘’Trinia e Albanologjisë; Mayer-Pederson-Jokli’’ për veprën ‘’Bleta Shqipëtare’’ të Thimi Mitkos.
Një botim që nxjerr në dritë një monument të shqipes duke shpëtuar nga harresa dhe humbja, një vepër që konservon një pasuri të rrezikuar të fondit të leksikës së saj.Një fjalor është pak a shumë si një regjistër i gjendjes civile ku trokasim për të gjetur emra dhe mbiemra njerëzish dhe në rastin e fjalorit për të gjetur trajtat dhe kuptimin e fjalëve. Ashtu si çdo fjalë ka historinë e saj, historia e fjalës është histori e gjuhës dhe historia e gjuhës është histori e kombit –dëgjoja të ligjëronte Dhori nga salla ‘’Aleks Buda’’ e Akademisë…
Nuk harroi të përmendte edhe një dimension tjetër të Mitkos, atë për vlerësimin e Revolucionin Grek të 1821-së ;- ‘’E madhëja frymëtorja lufta e e vitit 1821 …ndezi pe sendi të vet një fanua(pishtar) të madh e shkrepi siç u rrëfye për të gjithë dritë të paa-ngrysëme…’’ Madje foli edhe për fjalën ‘’Besë’’ që është fjala më e bukur që shqipja i ka huazuar greqishtes ndër shekuj…Dhori Qirjazi ndjehet fatlum që pati nderin t’i kthejë Mitkos nderimin dhe adhurimin që ushqente ndaj gjuhës dhe kulturës së kombit grek si dhe të përkthejë me të njëjtën fisnikëri ndjenjat e miqësisë dhe mirësisë që rrezaton vepra e tij.
Me një desideratum ai shprehet se në qoftë se më 1875 u bë përpjekja e parë për botimin e ‘’Bletës së Athinës’’ më 1878 u botua ‘’Bleta e Aleksandrisë’’, më 1924 u botua ‘’Bleta e Vjenës’’ nga Gjergj Pekmezi dhe më 2028 në një kohë sa të largët po aq edhe të afërt të botojmë ‘’Bletën e Tiranë’’ ashtu siç e kishte përfytyruar dhe konceptuar Mitkoja.Bleta e Mitkos dhe ‘’nektari’’ i punës së Dhori Qirjazit një dhuratë e çmuar dhe e bukur në Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë. Por edhe për 200-vjetorin e lindje së Thimi Mitkos dhe pse jo, ajo shërben edhe si një nyje e fortë lidhëse që frymëzoi Rilindasit me ndjenjat e Revolucionit Grek të 1821-së, që këtë vitë përkujtohet 200-të vjetori i rrugëtimit të tij.Një dhuratë e bukur edhe gjetje interesante nga Dhori Qirjazi për të ‘’ngritur’’ flamurin e tij në këtë ditë festash. Gëzuar!///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.