3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë periudhës 2022-2024. Shifrat i publikoi sot Kryeministri Edi Rama, i cili u ndal te fondi i vendosur në buxhetin 2022 për bonusin e pensionistëve.
Sipas Kryeministrit, nga ky fond përfitojnë 683 mijë pensionistë. Nga viti i ardhshëm, në buxhet do të ketë zë më vete për bonusin e pensionistëve. Ndërkohë që qeveria do të vijojë me indeksimin e pensioneve, duke mbrojtur të gjithë pensionistët nga rritja e çmimeve.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi