Sot në mjediset e lokalit “Riviera”, u bë promovimi i romanot “Të fortët” i autorit Panajot Zoto.

Ishin ntë pranishmë shkrimtarë, poetë, njerëz të medias dhe miq të autorit. Pas çeljes së aktivitetit nga Hekuran Halili, një referat mbi vlerat e librit “Te fortët ” ishte përgatitur nga shkrimtari Pajtim Caushi.

Poeti dhe studjuesi Timo Mërkuri mbajti nje ligjëratë mbi tiparet kryesore të romanit “Të fortët”.

Folës të ndryshëm si Panajot Boli, Kristo Kauri, Tmor Dhrimo, Sofo Mekshi, Shkëlqim Hajno, Ermir Hoxha, etj., përmendën aspekte te ndryshme të vlerave të romanit “Të fortët” .
“Të fortët” është libri i pestë i gazetarit dhe shkrimtarit Panajot Zoto./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë