SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protesta e Sali Berishës, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Kujdes! Situata mund të ndryshojë…

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar duke keshilluar qytetaret e saj te qendrojne larg zonave ku do te grumbullohen qyetare te pranishem në protestën e thirrur nga Sali Berisha kete te enjte te 7 korrikut, perpara Kryeministrise.

“Para Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit është planifikuar të zhvillohet një protestë ditën e enjte, datë 7 korrik 2022, me fillim në orën 19:00.

Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë protesta zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada ne keshillat per qytetaret amerikane qe jetojne ne vendin tone.///

error: