– Evropa mund të shohë verëra dhe dimra më të thatë në të ardhmen, sipas një studimi klimatik mbi thatësirën në kontinent.Studimi i Shërbimit Meteorologjik Gjerman (DWD) parashikon se reshjet në rajonin e Mesdheut do të ulen në planin afatgjatë, në varësi të nivelit të ngrohjes globale.
Ai parashikon gjithashtu rrezikun e rritjes së thatësirës në Evropën Qendrore dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore.Klimatologët kanë vënë në dukje se që nga pranvera e këtij viti Evropa ka përjetuar një thatësirë të gjerë e cila ka pasur një ndikim të rëndësishëm në nivelet e ujit dhe bujqësinë dhe ka sjellë kufizime në përdorimin e ujit.Disa pjesë të Evropës ishin të thata edhe gjatë dimrit, përfshirë Italinë veriore.
Mesdheu qendror ka përjetuar pranverën e katërt më të thatë që nga viti 1901 dhe në Gjermani pothuajse çdo pranverë që nga viti 2009 ka qenë shumë e thatë.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi