Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar sot një tjetër protestë përpara Kryeministrisë, duke vijuar qëndresën e saj prej 27 netësh radhazi.
Protesta drejtohet nga kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje.
Gjatë fjalës së tij, para mbështetësve, Lapaj deklaroi se protesta ka për qëllim kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Sipas tij, mazhoranca aktuale ka humbur legjitimitetin moral për të qeverisur, pavarësisht numrit të mandateve të fituara në zgjedhje.
“Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e një qeverie që ka tradhtuar besimin e qytetarëve. Mandatet nuk kanë vlerë kur përdoren për të vjedhur dhe jo për të shërbyer”, u shpreh Lapaj, duke shtuar se protestuesit janë qytetarë të lirë që kërkojnë dinjitet dhe drejtësi.
Ai akuzoi qeverinë për shpërfillje ndaj protestës, duke theksuar se gjatë 27 netëve të qëndrimit në shesh nuk ka pasur asnjë reagim institucional apo mbështetje minimale, përfshirë edhe shërbimet shëndetësore.
Lapaj solli gjithashtu shembuj që, sipas tij, dëshmojnë keqmenaxhimin e fondeve publike, duke përmendur shpenzime të mëdha për luks, ndërkohë që sektorë jetikë si shëndetësia dhe arsimi përballen me mungesa serioze.
Protesta u zhvillua pa incidente dhe nën praninë e forcave të rendit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave. (Gjergji MIMA).////

















ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.