SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Protestë e thirrur nga Berisha para kryeministrisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka organizuar pasditën e sotme një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Protesta ka moton “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’më duhet mua”, ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD-së, protesta pritet të përfundojë në orën 21:00.

Efektivë të shumë të Policisë së Shtetit janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Në kuadër të protestës  është bllokuar qarkullimi i automjeteve në disa segmente rrugore si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Gjergj Fishta”, Bulevardi “Bajram Curri”, Bulevardi Zhan D’Ark.

Në protestën e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha merr pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Aktivisti Altin Goxhaj u shpreh sot në protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha se, “është ky burrë që sot i kujton këtyre njerëzve që populli shqiptar ka 9 vjet i tradhëtuar dhe sot është dita që ndryshon. Shqipëria fillon sot rrugën e shpëtimit të saj”.

Ish-deputeti Erjon Piciri në fjalën e tij në protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh se, “sot të bëjmë një nderim për ata njerëz që 32 vite më parë i dhanë goditjen më të fortë diktaturës, gënjeshtrës propagandës. Ky është një ndër momentet më të rëndësishme të historisë sonë”.

Deputeti i PD, Agron Shehaj në fjalën e tij në protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se, “unë nuk jam këtu për veten time, nuk jam këtu as për Sali Berishën. Një gjë e madhe na ka mbledhur. E bisedojmë çdo ditë me njerëzit që i njohim dhe familjarët, ajo përmblidhet në një fjali të vetme. Në Shqipëri nuk ka më të ardhme”.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas, deputetja e PD, Albana Vokshi në fjalën e saj në protestë tha se, “kam nderin të jem zëri i mijëra grave dhe vajzave që nuk dorëzohen, që ngrenë zërin kundër padrejtësisë, kundër varfërisë, kundër nënshtrimit ndaj një regjimi që mbjell frikë dhe dëshpërim”.

Kryetari i FRPD dhe deputeti i PD, Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se, “Shqipëria jonë sot është në rrezik. Shqipëria e vërtetë ajo e shumicës reale, e qytetarëve të zakonshëm, po asfiksohet, po meket çdo ditë nga ajo që u shpall prej Rilindjes si Shqipëria që duam”.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në fjalën e tij në protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha tha se, “sot më shumë se kurrë ky Bulevard po i jep dhe një herë shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë detyra e opozitës është të mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyen një vit më parë. Sot më shumë se kurrë opozita dhe gjithë shoqëria civile me parti, pa parti socialiste, kudo që janë të mblidhen të tërë për të shpëtuar Shqipërinë. Shqipëria është në rrezik më shumë se kurrë”.///

error: