Partia Demokratike dhe aleatët e saj, gjatë protestës marshim të zhvilluar sot përgjatë Tiranës, hodhën dhjetëra koktej molotov dhe fishekzjarre në drejtim të vilës së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, në ish-Bllok.
Ambientet e përparme të vilës shpërthyen në flakë, ndërsa gjatë momentit kur ndodhi sulmi nga protestuesit, brenda vilës kishte disa artistë shqiptarë dhe të huaj. Pas hedhjes së molotovëve u përhapën disa vatra zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën për të shuar flakët.
Prej më shumë se një viti, ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, e njohur si “Vila 31”, është kthyer në një rezidencës artistësh nga e gjithë bota dhe menaxhohet nga fondacioni francez Art Explora.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, sot tubimi i opozitës u zhvillua në formë marshimi, i cili nisi nga Kryeministria drejt drejtorisë së Policisë së Shtetit në bulevardin “Bajram Curri” e më pas përgjatë rrugëve të kryeqytetit.
Gjatë marshimit protestuesit hodhën koktej molotov dhe dogjën koshat e mbeturinave.
Protesta Kombëtare të PD, Foto: Florian Abazaj & Andrin Hoxha (Marseda QEFALIA)///













ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari