SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

Nga Skënder MINXHOZI

Dje ish-presidenti Ilir Meta është ofruar të japë informacione në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, të cilat sipas avokatit të tij, përfshijnë të dhëna që ai ka marrë në prag të protestës së opozitës nga burime të huaja. Meta pretendon se shërbime të huaja i paskan thënë se protesta do të jetë e dhunshme dhe se nuk përjashtohej skenari i vrasjeve. Është hera e parë që ish-presidenti e thotë diçka të tillë. Nuk e tha në momentin kur dha dorëheqjen nga posti i ministrit, as kur ndodhën vrasjet dhe as më vonë kur shumica e djathtë nisi hetimin e atij që u quajt grushti i shtetit i 21 janarit.

Që njëri ndër protagonistët tashmë në burg të 21 janarit të dalë pas 15 vitesh e të ofrohet për “informacione të reja” në lidhje me ngjarjen, ky është një fakt që tingëllon më shumë si një goditje me efekt e tij për të tërhequr vëmendjen publike nga izolimi ku ndodhet, sesa si një kontribut i ri në dosjen e trashë të vrasjeve në bulevard. Tragjedia e 21 janarit është një ndër ngjarjet më të mediatizuara, më të diskutuara e debatuara e më të analizuara. Ashtu siç është një ndër ngjarjet më pak të hetuara.

Ky hendek mes interesit të lartë publik dhe shurdhërisë së qëllimshme të drejtësisë e politikës për të zbardhur përgjegjësit e vrasjes makabre të katër njerëzve të paarmatosur nga shteti i kohës, është ndër kontrastet më therëse që ka prodhuar tranzicioni shqiptar në 35 vite.

Shembulli i kësaj shurdhërie është bërë sot edhe drejtësia e re, saktësisht SPAK, i cili në fillim refuzoi të merrte në dorëzim hetimin për provat e reja për 21 janarin, e më pas ka nisur një hetim “me pjekje të ngadaltë”, të cilit nuk i shihet fundi. Zvarritja e kësaj dosjeje e fut drejtësinë e re në të njëjtën kamare turpi me drejtësinë e plepave e cila de facto e bllokoi gjetjen e përgjegjësve të 21 janarit.

Në këtë mes futja “skiç” e Ilir Metës vetëm sa risjell edhe një herë në skenë hipokrizinë e qeverisësve të 21 janarit të cilët edhe sot vijojnë të përtypin argumenta që nuk i besojnë as vetë, si këto të skenareve me vrasje dhe me shërbime të huaja.

Ka një nerv të zbuluar 21 janari, kur vjen puna për të kuptuar indirekt se kush e mban përgjegjësinë për vrasjet në bulevard. Pak orë pas ngjarjes shumica qeverisëse e kohës, nën piskamën e Berishës rreth grushtit të shtetit, ju fut me shumë zell hetimit të ngjarjes. Qëllimi madhor: të gjejmë rrënjët e puçit, autorët, nxitësit, skenaristët, regjizorët dhe aktorët bashkë me figurantët më të parëndësishëm. Me një fjalë të zbulojmë para shqiptarëve mynxyrën që ishte përgatitur, makinat me dinamit të parku Rinia, çadrat pistoletë, thikat me helm dhe natyrisht edhe një grusht gazetarësh puçistë anash, për ta bërë edhe më të besueshme teoremën komike të Doktorit.///

error: