Nga Ylli MANJANI
Kot sa për muhabet d.m.th, po kur thonë “dosja e Ballukut” është thjesht memoria e vjedhur e celularit të Ervis Berberit.
D.m.th është interesante për gallatë publike, por jo për t’u quajtur dosje hetimore.
Dosja hetimore sa për informacion kërkon fakt/pasojë/ngjarje penale; dokumentacion zyrtar autentik; dëshmi, foto, video autentike, konstatime ekspertësh; ballafaqime. Pra gjëra të marra nga prokuroria në mënyrë të ligjshme dhe që kanë lidhje me ardhjen e pasojës kriminale.
Dosja hetimore nuk mund të përbëhet nga përgjime. Kështu tha ky e kështu i tha ajo, nuk janë as prova e as dosje. Ato janë thjesht thashetheme.
Aq më pak janë prova këto thashetheme të marra nga memoriet e telefonave të sekuestruara dhe jashtë objektit të vendimeve të gjykatave për të cilat u bllokuan. Kjo në fakt ka ndodhur me memorien e celularit të Ervis Berberit. Përdorimi i memories së celularit të tij tej manandatit që i la dhënë gjykata spak, është i paligjshëm!
Por le të rrimë në princip. Nuk përbëjnë në asnjë rrethanë provë fjalët e celularëve.(Java)///
ME SHUME LAJME
Pse turizmi ynë u rrit bindshëm në korrik 2026?
Policia hap njësinë e re për krimet mjedisore, Lamallari: Çdo zjarr i dyshimtë do të hetohet deri në fun
Porto Palermo. Shpërthen motori i skafit. 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës