Kryeministri Edi Rama, në përfundimit të një mbledhjeje në selinë e PS, i pyetur në lidhje me faktin nëse janë gati emrat për kandidaturat e zgjedhjeve lokale të 14 majit, u shpreh se e rëndësishme është që janë gati patronazhistët. Rama nuk ka kursyer ironitë, kur tha se PS është një parti e konsoliduar, e jo një çetë që mblidhet e shpërndahet sipas tij sipas thirrjeve.
“Gati kemi patronazhistët kjo është më e rëndësishme. Konsultim me partinë nuk diskutohet se kemi parti jo çeta që mblidhen e shpërndahen sipas thirrjeve. me komunitetin përmes sondazheve që i kemi bërë praktikë të konsoliduar, edhe me opinionin e kryesisë”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade