Le ta pranojmë: humbja dhemb. Një mik që ndalon së luajturi vetëm kur e kupton se nuk do të fitojë. Një person që pasi humbet një konkurs shfaq acarim dhe ndoshta ia nxjerr atë kundërshtarit duke gjetur 1 000 justifikime për të fajësuar gjithçka dhe këdo përveç vetes së tij, pra humbjes së vet, shkruan focus.it.
Por, çfarë e shkakton një sjellje të tillë fëminore dhe irracionale?
Shkenca ka identifikuar arsye specifike, të cilat humbësit e këqij duhet t’i marrin parasysh.
Sepse një gjë është e sigurt: ia vlen të dish të humbasësh.Neurologjikisht, është si të përplasësh kokën në kornizën e derës me shpejtësi të plotë. Kjo u vëzhgua nga neuroshkencëtari Maarten Boksem, i cili jep leksione në universitetin e Roterdamit.
Duke përdorur një skaner MRI dhe elektroda EEG, studiuesi monitoroi trurin e vullnetarëve që luanin një lojë në laborator. Ai kostatoi se kur personi humb ‘’trurin’’ ai reagon shumë ngjashëm me dhimbjet e forta të kokës.
Në planin psikofiziologjik humbja shkakton një reaksion stresi, njeriu ndihet i tmerrshëm dhe është sikur truri të thotë se “që tani e tutje shmangni të gjendeni në një situatë të ngjashme, që të mos ndiheni më keq do të duhet të fitoni”.Në këtë proces, përfshihet zona e trurit e njohur si “korteksi anterior cingulate”, i cili funksionon si një lloj sistemi alarmi: gjeneron ndjesi negative që ju shtyjnë të ktheheni në radhë, duke mësuar nga gabimet tuaja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI