
Ditën e djeshme u bë publik lajmi se kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka veshur bluzën e bardhë të mjekut duke iu ardhur në ndihmë stafeve mjekësore në luftën kundër koronavirusit.
Nisur nga ky veprim domethënës, ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka sfiduar ish-kryeministri Sali Berisha,
Spahiu thotë që t’ia dërgojnë këtë lajm Berishës që ta shohë dhe ta qepi gojën.
“Kryeministri irlandez Leo Varadkar vesh bluzën e bardhë dhe i rikthehet profesionit për të ndihmuar njerëzit.
Dërgojani #Sali #Berishës që ta shohi dhe ta qepi gojën”, shkruan Spahiu.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI