Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me publikimin e të dhënave të pagave për 640 mijë qytetarëve.
Tabaku shprehet se skandali i vjedhjes dhe i publikimit të të dhënave të 640 mijë qytetarëve, ka bërë që e keqja të trokasë te dera e çdo shqiptari që emrin dhe të dhënat e tij më të ndjeshme i gjen tek ai dokumenti që xhiron sot në mënyrë të pakontrolluar në kompjutera dhe telefona.
“Këto të dhëna sensitive janë pjesë e skemës së patronazhistëve me të cilën u vodhën zgjedhjet e 25 prillit, dhe sot, këto të dhëna, janë një armë në dorën e çdo keqbërësi. Pas PPP-ve, koncesioneve dhe tenderëve të paligjshëm e të pandershëm që kanë rrënuar ekonominë, që ka lënë në varfëri shumicën e shqiptarëve dhe ka dëmtuar sipërmarrjen e ndershme, jeta e secilit prej jush, e familjarëve tuaj, e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, është e ekspozuar ndaj çdo shantazhi dhe keqpërdorimi, vetëm sepse Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, u treguan të gatshëm të shkelin çdo ligj, të cenojnë edhe sigurinë tuaj, vetëm për të mbajtur me forcë pushtetin e tyre të korruptuar. Ky skandal ilustron se si shteti ka rënë në duart e militantëve patronazhistë që veprojnë për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm të Edi Ramës, dhe gjithashtu ekspozon kalbësirën brenda këtij sistemit putinist, ku taksat e qytetarëve, edhe në formën e pagave të majme, përdoren për të shpërblyer përfituesit e PPP-ve dhe koncesioneve. Duke dëmtuar kështu tregun dhe profesionistët e ndershëm të vendit tonë, që shohin se si të ardhurat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal, konkurrojnë padrejtësisht me leje të partisë-shtet”, u shpreh Tabaku.
Po ashtu, Tabaku shtoi se “ky është edhe rasti i kompanive të inceneratorëve, që sot janë një skenë krimi, por që nga hulumtimi i të dhënave duket qartë se si me taksat që u janë vjedhur e u vidhen shqiptarëve, shpërblehen me paga marramendëse pronarët që sot janë në kërkim, dhe të punësuarit e tyre fiktiv”.
Tabaku u shpreh se Partia Demokratike ka denoncuar që tash 6 vite aferën e inceneratorëve, duke filluar që nga konceptimi i tyre, nga krijimi i tyre, nga procesi për dhënien e këtij koncesioni që ka qenë korruptiv.
“Çdo akt i marrë, çdo vendim Këshilli Bashkiak, çdo vendim i Këshillit të Ministrave kanë bërë që shteti të ngrihet në këmbë për të mbuluar këtë aferë, por njëkohësisht për të ndihmuar këtë aferë. Sot Inceneratori i Tiranës i cili shërben në fakt si lavatriçja e mirëfilltë e pastrimit të parave, është një aferë krimi për të cilën SPAK-u nuk duhet të ketë frikë të hetojë, jo vetëm Erion Veliajn, por njëkohësisht edhe ministrat e përfshirë në vendimmarrje”, tha Tabaku. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI