Në Pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës u arrestua sot një shtetas hungarezi i akuzuar për vjedhjen e një portofoli në Ksamil. Policia sqaroi se “Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me shpalljen në kërkim të një shtetasi hungarez, i cili më datë 28.07.2025, në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Botë, gjatë tentativës për të dalë nga territori i Shqipërisë, ndaluan shtetasin:
A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Volkswagen, në pronësi të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një përforcues grushti metalik. Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë