QAFE BOTE/ 11 Tetor // Kryetaret e Bashkive Igumenice (Greqi) e Finiq (Shqiperi) u solidarizuan sot me protesten e banoreve te te dy kraheve te kufirit.
Ne tubimet respektive te organizuara ne Dogaanen greke dhe ate shqiptare kane qene te pranishem krertet e bashkive . Kryebashkiaku i Igumenices Joanis Lolos me nje perfaqesi ka aardhur edhe ne krahun shqiptar et kufirit duke pershendetur shkurt banoret e minoritetit grek te Bashkise Finiq.

Kryetari i bashkise Finiq, Kristo Kiço ka theksuar se “Ky tubim proteste nuk ka kerkese politike,, por sic e kemi kerkuar edhe me perpara ne menyre te perseritur, edhe me homologet tane te bashkise se Igumenices, etj.; kerkojme te rihapet aktiviteti i doganes me qellim qe t’u sherbejme njerezve tane, te moshuarve tane”.

Nga ana tij homologu grek i bashkise Igumenice i pranishem ne krahun shqiptar te kufirit, iu drejtua pjesemarresve minoritare: “Erdhem ketu para jush me qellim qe te mbeshtesim dhe solidarizohemi me kerkesen tuaj te drejte. Madje te behet nje peticion , te firmoset nga te gjithe dhe t”i drejtohet qeverise dhe autoriteteve greke qe kane ne dore vendimarrjen per rihapjen e doganes se Mavromatit (Qafe Bote)“
Gjate protestes se Qafe Botes policia shqiptare kishte marre te gjitha masat per ecurine normale te tubimit. Pjesemarresit pergjithesisht mbanin maskat mbrojteve nga kronavirusi.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.