Të Dielën, me 11 Tetor në oren 11: 00 në Piken e kalimit kufitar te Qafe Botës disa shoqata te Thesprotise organizojne një protestë drejtuar qeverise greke me kërkesë themelore zhbllokimin dhe vënien sa më shpejt në funksionim të doganës së Mavromatit (Qafe Botë).

Kësaj proteste mësohet se do t’i bashkohen nga ana shqiptare e kufirit ndërshtetëror edhe minoritare greke nga bashkia e Finiqit te organizuar nga disa shoqata vendore.
Protesta e mësipërme merr shkas nga situata e vështirë qe ka sjell bllokimi prej gjashtë muajsh nga ana e qeverisë greke të kësaj Dogane për shkak të koronavirusit.
Bllokimi i PKK të Qafë Botës (Mavromatit) prej gjatë muajve ka partalizuar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave në të dyja anët e kufirit dhe ka rënduar gjendjen shëndetësore të të moshuarave minoritare greke qe jetojne te vetmuar ne 58 fshatrat e bashkisë Finiq te cilet ne menyre periodike kane shkuar te pjesa tjeter e familjes ne vende te ndryshme te Greqise

Për situatën e bllokimit total të qarkullimit në këtë doganë, ka reaguar më herët edhe Këshilli Bashkiak i Igumenicës .
“Bashkojmë zërin me popullatën e Thesprotisë dhe protestojmë fuqimisht kundër mbylljes së zyrës doganore në Mavromati,”-thuhet në një komunikatë të këtij këshilli.
“Ne kërkojmë vendim të menjëhershëm për rihapjen e doganes Mavromatit me praninë e njëkohshme të shkallëve EODY që do të kryejnë kontrollet e duhura për të parandaluar transmetimin e koronavirusit. Në këtë mënyrë, ne mbrojmë shëndetin dhe i shërbejmë ekonomisë” –vijon dokumenti i Këshillit Bashkiak të Igumenicës.
Prej disa muajsh, në mënyrë të përsëritur nuk kanë munguar kërkesat zyrtare të bashkive Finiq nga ana shqiptare dhe ato të Thesprotisë nga pala greke drejtuar autoriteteve vendimarrëse të shtetit grek për zhbllokimin dhe vënien sa më shpejt në funksionim të shërbimeve në PKK të Qafë Botës.////(SARANDANEWS.AL///R-SR///)
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade