Mesdita e sotme, për shkak të një bllokimi në sistemin kompjuterik te pala greke, krijoi radhë kilometrike të automjteve që udjhëtojnë drejt Shqipërisë.




Burime nga pika e kalimit kufitar grek të Mavromatit (Qafë Botë) bënë të ditur rreth orë 15.00 se ende radhët e gjata janë prezent dhe qindra shtetas shqiptarë dhe të huaj presin që sistemi kompjuterik grek ne zyrat e policisë dhe doganës greke të zhbllokohet dhe të nisë kalimi në normalitet.
/Anastasia SIMATATI-SARANDANEWS.AL///
Mësohet se rreth orës 15.00 sistemi kompjuterik në zyrat e policisë dhe doganës greke të Mavromatit (Qafë botë) nisi të funksionojë.,
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI