Plator Nesturi, isjh diplomat dhe analist ne media, do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës.. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Nesturi zëvendëson në këtë post prefektin e komanduar Kristo Kiço, ish kreu i partisë MEGA. Kiço zëvendësoi Vangjel Tavon, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Himarës.
Nesturi ka qenë ambasador në Spanjë, teksa vitet e fundit e kemi parë shpesh në media në rolin e analistit. Emri i tij është bërë në mbledhjen e fundit të qeverisë.
VENDIMI:
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI