Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero apeloi sot qytetarët të vaksinohen, si e vetmja armë për të luftuar virusin Sars-Cov-2, ndërsa e ka cilësuar vaksinën kineze “Sinovac” të sigurtë.
Gjatë një debati televiziv, Pipero tha se bazuar në evidencat e publikuara nga Turqia në fazën e tretë, vaksina kineze “Sinovac”, është 83,7 % efektive.
“Kam deklaruar ndër të parët se certifikimi i një vaksine është i rëndësishëm, por për mua si mjek është e rëndësishme evidenca që merret nga vendet që po vaksinojnë miliona njerëz. Është e rëndësishme që një vaksinë të jetë e regjistruar në vendet e origjinës dhe të përdoret në vendet e origjinës. Sa i përket vaksinës kineze në opinionin tim është më afër stimulimit të imunitetit natyral. Për mua nuk ka vaksina të këqija. Nëse jep efikasitet mbi 60 % për mua është shumë e mirë. Iu them qytetarëve ta bëjnë. Më vijnë dhjetëra mesazhe. U them bëni vaksinën e parë që iu vjen si mundësi”, deklaroi ai.
Njëkohësisht Pipero tha se përdorimi i vaksinës kineze “Sinovac” është certifikuar nga Komiteti i Ekspertëve për Vaksinimet në Shqipëri. /“Ky komitet i cili në përbërje të tij ka ekspertë të njohur si Eduart Kakarriqi apo Silva Bino e kanë certifikuar përdorimin e kësaj vaksine”, tha Pipero.
Në Shqipëri prej disa ditësh ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, ndërsa në vend po përdoren vaksina “Pfizer”, “AstraZeneca”, por edhe vaksinat ruse dhe kineze.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI