Bashkitë me popullsinë më të vjetër kanë mbulesën më të madhe vaksinale kundër Covid. Në një intervistë për televizionin Klan, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se në këto qytete është vaksinuar mbi 75% e popullsisë, por rekordin e mban Himara.
“Qarku me përqindjen më të lartë është qarku i Gjirokastrës dhe Fier, Vlora por edhe Mirdita, Tropoja, Puka që kemi mbulesë të lartë vaksinale, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena ka një mbulese të lartë vaksinale natyrisht ka dhe një popullatë të vjetër kjo dhe është arsyeja, ne kemi Himarën që është gati 90% e vaksinuar”.
Javët e fundit trendi i vaksinimeve ka ardhur në rritje duke bërë që edhe kryeqyteti të tejkalojë 50% të popullatës target të vaksinuar.
Por ka edhe qarqe dhe qytete ku vaksinimi është në shifra të ulëta. Sipas Institutit të shëndetit Publik Finiqi, Elbasani apo Librazhdi janë ende në shifrat e 30% të mbulesë vaksinale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI