Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Itali dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni është shprehur se me këtë fitore të së djathtës, në Itali është shkruar historia. Ajo ia ka dedikuar fitoren militantëve të partisë dhe atyre të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj. Koalicioni i qendrës së djathtë ka marrë deri më tani 44% të votave, teksa partia e Melonit, Vëllezërit e Italisë ka 26% të votave, shkruan La Repubblica. Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI