Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi sot se ashtu si e gjithë bota edhe Shqipëria është e ngritur në alertin për t’u përballur me variantin Omicron të virusit COVID-19
E pyetur nëse ka mbërritur Omicron në Shqipëri, Rakacolli tha se, “atë nuk e dimë sepse që të thuash që ka mbërritur duhet ta kesh me laborator. Por natyrisht që ashtu si e gjithë bota edhe Shqipëria është e ngritur në alertin për t’u përballur me këtë variant të virusit”.
Ajo shtoi se, “përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është një gjë e pritshme dhe është gjithmonë në vëmendje të të gjithë atyre që merren me pandeminë”.
“Kështu që natyrisht që kur u shpall ky variant i ri ne ekemi ndjekur me shumë vëmendje situatën kudo në botë. Kemi ndjekur me vëmendje si gjithmonë situatën në Shqipëri”, tha Rakacolli, duke shtuar se nuk e përjashton, por as nuk e konfirmon praninë e Omicron në vendin tonë.
Rakacolli tha se, “vendet e tjera e kanë gjetur me sekuencim. Edhe ene do t’i çojmë mostrat tona. Po i përzgjedhim në bazë të protokolleve dhe do t’i çojmë shumë shpejt për sekuencim. Sepse është vetëm sekuencimi ai që vë diagnozën”.
E pyetur nëse ka dyshime që Omicron mund të ketë mbërritur në Shqipëri, Rakacolli tha se, “përderisa është një virus, i cili është në shumë vende të botës, është edhe në vendet fqinje, patjetër që ka një lloj logjike që të mendosh që është edhe këtu si të gjithë variantet e tjera. Siç ishin variantet alfa, beta, virusi i Vuhan-it, virusi beta, siç ishin prezentë, natyrisht që mendohet që mund të jenë edhe këtu”.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI