– Rreth 1200 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në të gjithë vendin për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Kryeministri Edi Rama ka publikua pamje gjatë operacioneve të efektivëve të FA-së për shuarjen e flakëve ndërsa janë kryer mbi 60 fluturime me helikopter.
“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shprehet Rama.
Ndërkaq, Gadishulli i Karaburunit mbetet e vetmja vatër serioze zjarri në vend ku flakët kërcënuan edhe bazën e Pashalimanit.
Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha sot se “falë punës së jashtëzakonshme të mbi 200 efektivëve të FA dhe punonjësve zjarrfikës të qarkut, kjo bazë e rëndësishme u mbajt jashtë rrezikut”.
Qendra e Emergjencave Civile është lajmëruar ditët e fundit për dhjetra vatra zjarri por koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI