Gjyshja dhe nipi janë viktimat e shpërthimit dhe zjarrit në një apartament në rrugën 38 Folegandrou, në Kato Patisia të Greqisë, që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave vendase dhe informacionit nga Shërbimi Zjarrfikës, në apartamentin që ndodhet në katin e 4-të të një ndërtese pesë-katëshe, pati një rrjedhje nga një bombol gazi, e cila më pas shpërtheu duke shkaktuar dy viktima.Rasti u mor nga Policia dhe Departamenti i Sigurisë i Agios Panteleimonas, i cili po kryen një hetim paraprak për rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi.
Nipi rreth 35 vjec u hodh per shkak te shperthimit nga kati i trete ne trotuarin para pallatit, ndersa gjyshja 80 vjec u gjet e djegur pasi zjarri u shua nga zjarrfikesit.Rasti u mor nga Policia dhe Departamenti i Sigurisë i Agios Panteleimonas, i cili po kryen një hetim paraprak për rrethanat në të cilat ndodhi shpërthimi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI