Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë nesër një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të xhamisë e Madhe e Tiranës ose siç njihet e Namazgjasë në kryeqytet.
Burime për mediet, bëjnë të ditur se bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Presidenti Erdogan do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Xhamisë së Madhe në Tiranë.
Sipas axhendës së publikuar në medie, vizita e Presidentit Erdogan do të nisë me një takim kokë më kokë me presidentin Begaj, për të vijuar me mbledhjen e Këshillit të Bashkërendimit të nivelit të lartë dhe ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve.
Po ashtu pritet një deklaratë për mediet e Presidentit Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.
Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë.
Xhamia e Madhe e Tiranës, foto: Arbri Fortuzi (Maela Marini).///



















ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI