Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi takimin me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.
Rama tha se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfida e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19 ishte në fokus të këtij takimi.
Po ashtu ai theksoi se në takim u diskutua edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai./ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI