Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ka vijuar takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.


Ndërsa fushata elektorale ka hyrë në javën e fundit, Rama zhvilloi dje një axhendë të ngjeshur takimesh në Gjirokastër, Sarandë e Himarë, ku u çel sezoni turistik.
Ndërkohë ditën e sotme, kryeministri informoi se takimet do të vijojnë në qytetet e Shkodrës dhe të Lezhës.

“Me falënderimin për mikpritjen nga Gjirokastra, Saranda dhe Himara e duke ju ftuar të shihemi sot në Shkodër e Lezhë”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndau edhe fotoalbumin nga takimet e djeshme.

Rëndësia e bashkimit përtej së majtës dhe të djathtës për Shqipërinë në Bashkimin Europian ishte sërish apeli i Kryeministrit në këto takime elektorale. Rama kërkoi votën për PS-në që shqiptarët të marrin pasaportën europiane. (Maela MARINI).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI