Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, nënvizoi sot rëndësinë e “hapjes kapilare të Partisë Socialiste jashtë rehatisë së familjes sonë së madhe”.
Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama theksoi se ky është misioni i PS, duke filluar nga komuniteti i demokratëve në çdo territor.
“Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve njerëzore, ndaj nevojitet aftësia e hapjes, fuqia e integrimit përtej rrethit tonë”, u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se “nuk bashkudhëheqim dot me një grusht të harruarish nga koha në krye të opozitës, por nuk na pengon asnjë gjë që të ftojmë dhe integrojmë në bashkëqeverisje, në punët e vogla në territore, individë pozitivë nga ana tjetër e spektrit politik”, tha Rama.
Rama theksoi se nga komuniteti i demokratëve në çdo territor ka akoma shumë më tepër njerëz që duan të na bashkohen. “Ne i kemi fituar zgjedhjet dhe nuk na duhen votat e tyre, por na duhet dëshira dhe energjia e tyre për të punuar duke mbajtur ndershmërisht me punë veten dhe familjen e tyre”, tha Rama.
Po ashtu Kryeministri nënvizoi rëndësinë e fuqizimit të administratës publike, përmirësimit dhe rritjes të cilësisë së kapitalit njerëzor.
“Në këtë mandat të ri eksperienca unikale duhet të na rrisë cilësinë e punës dhe energjia e re që na ka dhënë fitorja e këtij mandati të katërt duhet të na ushqejë ambicien për të ecur më shpejt duke bërë më shumë punë”, shtoi Rama. (Mela MARINI).///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade