Nga Vlora ÇITAKU
Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.
Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.
E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm.
Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera.
Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.
Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.
Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.
Shqipëri, të kam .
*Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA dhe nënkryetare e PDK///

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI