Ashtu si një javë më parë Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.
Duke e konsideruar ‘gangrenë’ të gjithë sektorin, Rama edhe këtë herë e kishte shembullin negativ, duke ‘kryqëzuar’ Vlorën dhe Kavajën, ndërkohë që veçoi si pozitive Korçën dhe Pogradecin. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet në nevojë.
Piramida që gllabërojnë para i cilësoi ai ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke i kujtuar kryebashkiakëve se deri më tani janë investuar 1.2 miliard euro, një shifër kjo shumë e lartë, dhe asgjë nuk merret mbrapsht.
Teksa nënvizoi se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi Qeveria nuk do ta lejojë më këtë, Rama tha se është e turpshme që disa nuk shkojnë në punë fare dhe të tjerë shkojnë për të bërë dëm.///
ME SHUME LAJME
Sot mot i paqëndrueshëm, borë në lartësitë mbi 1000 metra
Kulturë. Fenomeni Alban Skenderaj.
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi