Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik të këtij viti me banesën e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella. Ky i fundit ndërkohë ka bërë kërkesë për të dalë nga qelia, duke i kërkuar Gjykatës së Sarandës një masë më të lehtë sigurimi. Përmes avokatit të tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake
“Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet ne kërkesë.
Në deklarimin e tij shtetasi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.Megjithatë Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njëjtin mendim ka qene edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda”, duke e lënë serish atë në qeli.
Për ngjarjen vazhdojnë të jenë në kërkim kosovarët Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI