Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, nga agjencitë e zbatimit të ligjit, gjatë 9 muajve të këtij viti janë sekuestruar mbi 18 milionë Euro asete kriminale.
Të dhënat u bënë të ditura nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici gjatë takimit vjetor të rrjetit ballkanik të agjencive të aseteve të sekuestruara.
Gjatë takimit u evidentua përdorimi i pasurive kriminale të sekuestruara të vënë në dispozicion për qytetarët.
Rrjeti ballkanik i agjencive të aseteve të sekuestruara është themeluar nga Shqipëria, ku pjesë e nismës janë 8 vende të rajonit, përfshirë dhe Kosovën.
Kjo nismë mbështetet nga ndërkombëtarët me buxhet 2.5 milionë Euro, dhe parashikohet të mbyllet në mesin e vitit 2022.
Sipas Ministrisë së Brendshme, synohet përmirësimi i bashkëpunimit rajonal në kapjen, konfiskimin, menaxhimin dhe ripërdorimin e aseteve të ngritura në rrugë kriminale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI