Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me prsidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou enë ditën e dytë të vizitës në shtetin fqinj.
” Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm.
Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve.
Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”, deklaroi Rama.
Ditën e dytë të vizitës në Athinë, Rama e nisi agjendën e tij politike me takime në parlamentin helen, ku u takua me kryetarin Konstantinos Tasoulas.
Tasulas pasi i uroi mirëseardhjen delegacionit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe urat lidhëse mes dy popujve, siç janë minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi. Tasulas përsëriti qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e vendit në Bashkimin Europian, ku siç tha ai, vendet anëtare gëzojnë benefite.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI