SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama ndalohet nga policia duke i dhënë makinës në Vlorë/“Po ika unë, ju mori lumi”/

-Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Binjakët Show”, duke u bërë pjesë e një skeçi së bashku me dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

Xhirimet për këtë pjesë humoristike me dy vëllezërit, janë zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku në fillim Rama shfaqet si pasagjer.

Më pas, Kryeministri i kërkon shoferit të tij, që në këtë pjesë humoristike luhej nga Donald Veshaj, që të ndërrojnë vendet dhe të marrë vet drejtimin e makinës për të shëtitur në qytetin bregdetar ndërsa kërkon që të dëgjojë dhe këngën e Dua Lipës.

Rama ndalohet nga polici Romeo Veshaj, cili në komunikim me shefin rajonit përsëriste se kishte ndaluar shefin e madh, “atë të madhin fare”.

Kryeministri i kërkon atij që ta lërë të ikë pasi do që të shohë Vlorën.

“ Aaa, për të parë Vlorën”, shprehet polici. “Po ça? Po ika unë, ju mori lumi. A jeni në terezi apo jo?”, shprehet Rama duke mbyllur  këtë skeç me dy vëllezërit Veshaj.///

error: