-Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ishte sot në një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës, për të folur për librin “Kohë për rrëfim”.
Shkrimtari Kadare rikthehet në qytetin bregdetar pas 20 vitesh, ku shprehet se ajo që i bi më shumë në sy janë ndryshimet e shumta që ka pësuar Vlora, duke u bërë me e bukur seç ka qenë dhe dashuria për letërsinë që ka ky vend.
“Vlorën e gjej si një qytet që e kam njohur në rini, në adoleshencë. Qytet shumë i dashur për letërsinë, ne shkrimtarëve na ftonte me shumë dashuri. Sigurisht është bërë shumë më i bukur se atëherë. Ka ruajtur gjithçka të mirë, ka kultivuar gjithçka të përjetshme dhe çdo shkrimtar është vërtetë i lumtur kur gjen këtu një dashuri të tillë për letërsinë”, tha Kadare.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI